Një 28-vjeçare është torturuar, përdhunuar dhe pothuajse u dogje gjallë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ndërsa e reja është duke u rikuperuar.

Babai i 28-vjeçares ka dhënë një dëshmi për mediat greke mbi ngjarjen, ku bëri me dije se kjo nuk ishe hera e parë që vajza e tij dhunohej dhe se një gjë e tillë kishte ndodhur edhe pak muaj më parë dhe se bija e tij kishte bërë edhe ankim në polici.

“As për fëmijët e tij nuk i erdhi gjynah që do t’i linte pa nënë. jam në atë pikë që nëse do të kisha një armë do ta vrisja. Çfarë borxhi kanë nipërit, fëmijët e tij, engjëjt e vegjël? Drejtësia duhet të vendosë burgim të përjetshëm për të. Pse donte ta digjte? Çfarë do të fitonte? Jam i lënduar”, tha babai i 28-vjeçares.

Ngjarja:
33-vjeçari e ka futur me forcë bashkëshorten e tij në makinë në orët e para të së mërkurës së kaluar.

Pasi kishte pozicionuar makinën pranë shtëpisë të së resë, ai e ka marrë me forcë sapo ajo ka dalë nga shtëpia e babait të saj në Almyri.

Më pas ai u ul në sediljen e shoferit dhe ndërkohë që u nis drejt një zone tjetër, godiste bashkëshorten e tij me grushte në kokë e trup.

33-vjeçari shqiptar i e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë. Të zhveshur ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint , ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb