Athinë–Ministri i ri grek i Financave, Euclide Tsakalotos u shpreh optimist sot mbi faktin se shumë kërkesa nga Greqia mbi borxhin do të pranohen nga kreditorët duke përmendur në mënyrë të veçantë një shkëmbim detyrimesh mes BQE-së dhe Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES) kërkuar për një kohë të gjatë nga grekët.

Ndërkohë, sipas ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, marrëveshja e re ka vërtet pika të vështira me rritje taksash dhe reforma të ashpra, por ka edhe favorizime për Greqinë si: dhënia e një frymëmarrjeje të re nëpërmjet financimit për të mos falimentuar, mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek, apo paketa e masave dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë, të cilat do të nxjerrin vendin nga reçesioni.

Vlerësohet se paketa e ndihmës përmban financime prej 53.5 miliardë euro, si dhe rreth 15 miliardë për rikapitalizimin e bankave, ndërsa masat shtrenguese thuhet se shkojnë në rreth 12 mld euro.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: