GREQI- Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se një miliardë euro (1,17 miliardë dollarë) do të shpërndahen në 3,4 milionë qytetarë që janë prekur nga masat shtrënguese.
“Më mirë e mirë është situata financiare, më shumë mbështetje do t’u jepet atyre që kanë nevojë”, theksoi Tsipras në një komunikatë për media.

Ky është viti i dytë radhazi që qeveria greke ndihmon ata që janë goditur më shumë nga kriza financiare, pensionistët, familjet më të varfra dhe të papunët. Kjo ndihmë është e mundur sepse në vitin 2016, Greqia arriti të realizojë suficitin e parë, duke përjashtuar kthimin e borxhit, sipas marrëveshjes me kreditorët.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb