GREQI-Gjatë një aksioni të policisë greke në Volos të Greqisë, janë kapur 2 prej 3 grabitësve të shpallur në kërkim ndërsa i treti u gjet i vdekur. I vdekuri është Spiros Dravilas, 34 vjeç, i njohur me pseudonimin ‘Karfakias’.

Ai njihej nga policia greke si bashkëpunëtor i shqiptarit Alket Rizai dhe grekut Vasilis Paleokostas, që në vitin 2006, nën kërcënimin e armës drejtoi helikopterin në burgun Koridalos, duke realizuar arratisjen e parë të Rizait dhe Paleokostas.

Policia arriti të prangosë shtetasit Spiros Hristodulu 45 vjeç dhe Grigoris Cironis 37. Mësohet se para ndërhyrjes policore, në shtëpinë ku ishin fshehur grabitësit, u dëgjuan dy të shtëna. Pas arrestimit, dy personat e kërkuar thanë se ato ishin të shtënat e armës së shokut të tyre Spiros Dravilas, i cili vrau veten që të mos dorëzohej.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: