GREQI

Demokracia e Re ka shënuar një triumf rekord në zgjedhjet euoparlamentare dhe lokale. Në zgjedhje Kostas Bakojanis ka fituar bindshëm si kryebashkiaku më i ri i Athinës.

Në të djelën e dytë përsëritëse të zgjedhjeve lokale, partia e Qirjakos Micotakis firmosi fitoren e padiskutueshme me 12 guvernatorë rajonalë nga 13 që ka gjithsej Greqia si dhe përqindjen më të lartë të Bashkive dhe komunave lokale.

Humbja e thellë e partisë qeverisëse SYRIZA ka detyruar kryeministrin Aleksis Tsipras të shpallë zgjedhje të parakohshme, që pritet të zhvillohen më 7 korrik. Nesër Tsipras do të paraqitet para presidentit Prokopis Pavlopulos ku do të kërkojë shpërbërjen e parlamentit grek

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb