(Pamje ilustruese)PIRE- Një zjarr i madh është regjistruar sot në një anije në mes të detit në Pire. Ngjarja ndodhi konretisht në Faliro.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, por sipas mediave greke mësohet se anija është përfshirë nga flakët dhe tymi. Ato transmetojnë më tej se në anije përveç tymit, dëgjohen dhe shpërthime nga zjarri.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, Qendra e Operacioneve të rojës bregdetare është vënë në alarm, ndërsa drejt anijes janë nisur mjete të tjera lundruese për të dhënë ndihmën e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: