Gjyqësori grek ka akuzuar 20 persona për dëme të shkaktuara nga neglizhenca, fajtore për vdekjet e shkaktuara nga zjarret në 2018 në zonën e Mati, në brigjet e Athinës, ku në korrikun e kaluar vdiqën 100 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, shkruan Kathimerini.

Mes të akuzuarve janë governatorja e Atikës Rena Dourou, kryetari i bashkisë të Maratona Illias Psinakis, ajo e Rafina Evangelos Bournous, ish shefi i forcave zjarrfikëse Sotiris Terzoudis dhe shefin aktual Vasilis Matheopoulos, në atë kohë zëvendës i tij.

Akuzohet edhe ish sekretari i përgjithshëm i mbrojtjes civile Yiannis Kapakis.

Mes të akuzuarve është edhe një 65 vjeçar banor i zonës, autor i zjarrit të degëve në Daou, në malin Pendeli, nga ku besohet se ka nisur zjarri vdekjeprurës. Të gjithë rrezikojnë deri në 5 vjet burgim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: