TIRANE– Disa ditë para hapjes së sheshit “Skënderbej”, Athina zyrtaret ka paraqitur ankesën e saj në Bashkinë e Tiranës për marrjen e disa gurëve nga Filati në Çamëri, për t’i vendosur në mozaik.

Sheshi “Skënderbej” që do të hapet të shtunën, ka gurë nga të gjitha trevat shqiptare, e padyshim nuk mund të mungonin as ato nga Çamëria.

Këtë e thekson edhe Bashkia e Tiranës, në reagimin e saj pas ankesës nga Athina zyrtare. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, tha për “News24”, se sheshi “Skënderbej” është i të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen nëpër botë.

“Ky është sheshi i të gjithë shqiptareve kudo që ndodhen, dhe të gjithë grupet dhe shqiptarët janë përfaqësuar në këtë shesh. Është sheshi ynë, dhe është bërë ashtu siç e kemi gjykuar se është e drejtë për t’u bërë. Patjetër që gurët e Çamërisë janë aty, ka një gur nga Filati”, tha Mazniku në reagimin e tij për “News24”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb