GREQI

Greqia dhe KE kanë arritur një marrëveshje për rikonstruksionin e tre kampeve për emigrantët në ishujt lindorë të Samos, Kos dhe Leros.

Kjo marrëveshje vjen pas djegies së kampit Moria në Lesvos që la pa strehë rreth 13 mijë emigrantë që kishin mbërritur në brigjet greke dhe kërkojnë azil.

Zjarri ra pikërisht në 9 shtator të këtij viti dhe fillimisht refugjatët u transferuan në kampe të improvizuara të përkohshme. Projekti i fundit për 3 kampet e reja do të financohen tërësisht nga KE dhe menaxhohen nga Greqia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb