GREQI

Greqia po liron të gjitha masat teksa ndodhet në sezon turistik. Në javëte ardhshme pritet që qytetarët grekë mos detyrohen të vendosin maska në ambiente.

Tashmë 70% e moshës mbi 60 vjeç është vaksinuar kurse një dozë të vetme të vaksinës ndaj COVID-19 e ka marrë 45% e popullsisë.

Po ashtu për qytetarët e vaksinuar do të ketë privilegje. Ndërkohë nga 1 korriku, Ministria e Turizmit ka marrë vendim që të hapë kufijtë për të gjithë qytetarët. Me Shqipërinë kufiri do të hapet më 28 qershor me disa masa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb