GREQI

Greqia ka nisur javën me një rënie të infektimeve nga COVID-19 pasi ka regjistruar së fundmi 698 raste përkundrejt javës së kaluar ku shifra i kalonin mbi 1 mijë.

Nga ana tjetër shqetësues mbetet numri i viktimave, pasi 26 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër pacientët e intubuar në Greqi janë 299 dhe kjo shton shqetësimin e autoriteteve shëndetësore teksa gjithë vendi fqinj ndodhet aktualisht në Lock-Down.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb