GREQI

Një tërmet 4.4 ballë i Shkallës Rihter u regjistrua në gadishullin e Kalkidhikisë në Greqi.

Lëkundjet u ndien mbrëmjen e së shtunës, teksa epiqendra ishte detin Egje, 22 km në jug-jugperëndim të Malit të njohur Athos apo 141 km të Selanikut.

Nuk u regjistrua asnjë dëm teksa lëkundjet prekën një pjesë të mirë të Greqisë Veriore. Në bazë të informacioneve të instituteve përkatëse, tërmeti është ndier përveç Greqisë dhe në Turqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb