ATHINË- Në marrëveshjen e  parë të këtij lloji pas heqjes së sanksioneve, kompania kryesore greke e naftës “Hellenic Petroleum” do të blejë naftë nga Irani në një sasi që është sa një e katërta e përpunimit të total naftës nga ana e kompanisë së vendit ballkanik, njoftoi faqja greke e internetit, Toc.gr.

Marrëveshja, që përfshin pagesën greke te kompania shtetërore iraniane e naftës, NIOC, me vlerë 755 milionë dollarë, u arrit sot gjatë një vizite në Athinë të zëvendësministrit iranian të Naftës, Amirhossein Zamaninia. Para vendosjes së sanksioneve, në vitin 2012, Greqia ishte një nga klientët kryesorë të naftës bruto iraniane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: