Greqia po përgatitet të presë turistët e parë të huaj, për herë të parë që prej masave kufizuese të vendosura në mars për shkak të epidemisë së COVID-19, por fluturimet nga Britania e Madhe nuk janë autorizuar ende, njoftuan sot ministrat e Turizmit dhe Shëndetësisë.

Të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia, Spanjë dhe Holanda, të autorizuar për të shkuar në Greqi që prej 15 qershorit, do t’i nënshtrohen testimeve pas mbërritjes së tyre, sipas qeverisë.

“Ndalimi i fluturimeve të pasagjerëve nga Britania mbetet në fuqi për dy javët e ardhshme”, theksoi ministri i Turizmit, Harry Theoharis.

“Objektivi ynë është që Greqia të mbetet një vend i sigurt në pritje të sezonit turistik”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

Brukseli rekomandoi heqjen e të gjitha kufizimeve të udhëtimit brenda Bashkimit Europian dhe zonës Shengen që prej 15 qershorit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb