GREQI

Greqia do të hapë nga e hëna të gjitha shkollat në rang kombëtar deri në fund të semestrit.

Nga java tjetër gjithë nxënësit e mësuesit do të rikthehen në shkolla pas rreth tre muajsh mbyllje, ndërkohë që është vendosur edhe një kusht për këtë.

Çdo mësues dhe nxënës duhet të vetëtestohet për COVID-19 dy herë në javë që të hyjë në shkollë. Tashmë vetëtestimi në Greqi është bërë nga sot falas nëpër farmaci.

Ndërkohë dje Greqia hapi edhe kafenetë, lokalet, restorantet e baret teksa më 15 maj nis sezonin turistik dhe ka planifikuar një hapje totale në funksion të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb