GREQIGreqia i ka bërë kërkesë Fondit Monetar Ndërkombëtar për një borxh të ri, ndërkohë që kërkon një paketë të tretë shpëtimi nga kreditorët e saj. Kërkesa zyrtare u bë përmes një letre dërguar shefes së FMN-së, Christine Lagarde.
Ministria greke e financave ka njoftuar se letra është dërguar më 24 korrik, kur negociatorët nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, u takuan në Athinë me qeverinë greke për të negociuar rreth një marrëveshjeje të re.
Pasi nuk mund të paguajë borxhin, pas mbylljes së bankave, Greqia ka pranuar kushtet e kreditorëve.
Parlamenti grek ka miratuar dy paketa reformash, duke përfshirë këtu ngritjen e taksave dhe rishikim të pensioneve.
(b.e/BalkanWeb)