Komisioni Europian ka miratuar paketën 81.4 miliardë euro, një fond për mbështetjen e ekonomisë në periudhën kritike shkaktuar nga pandemia. Fondi do të shpërndahet në formë kredish me kushte favorizuese, ndërsa qeveritë do të mund të ofrojnë garanci.

KE ka miratuar kërkesat për pjesëmarrje të 15 vendeve anëtare, ndërsa disa vende janë në shqyrtim të kritereve si dhe të tjera mund të aplikojnë në vijim. Ministria e Ekonomisë së Greqisë ka bërë të ditur se ka arritur të sigurojë 2.7 miliardë euro fond nga programi, duke tejkaluar pritshmërinë.

Këto para do të depozitohen në këste nga shtatori dhe do të investohen në asistencat, sigurimet shoqërore dhe programet e subvencionimit, që qeveria greke ka aktivizuar nga fillimi i pandemisë, për të mos humbur vende pune e për të zbutur recensionin ekonomik në vend.

Fondi i posaçëm SURE mund të fuqizohet me deri në 100.000 euro gjithsej, për të gjitha vendet, duke u shpërndarë sipas kritereve me të dhënat e dërguara nga cdo vend. KE dhe ministria e Ekonomisë së Greqisë kanë bërë të ditur se ky është hapi i parë që siguron një rrjet mbrojtëse për punëtorët, vendet e punës, shlyerjen e rrogave dhe si rrjedhim stabilitetin në familjen europiane.

Për fondin që Greqia ka marrë në shtator kryeministri i Greqisë në orët në vijim do të shpallëi paketën mbështetëse ekonomike të detajuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb