GREQI

Greqia ka konfirmuar sot rastin e parë me koronavirus. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi. E prekur me koronavirus, mësohet të jetë një grua 38-vjeçe, e cila kohët e fundit kishte udhëtuar nga veriu i Italisë.

Ndërkohë sot u miratua akti ligjor me 5 nene i qeverisë greke për Koronavirusin. Zbatimi i tij do të jetë në varësi të ecurisë së situatës në Europë dhe botë.

Akti ligjor, parashikon mbylljen e shkollave, bllokimin e transportit të mjeteve rrugore, linjave hekurudhore, portet, ekstra pavione spitalore në gatishmëri e masa të tjera mbrojtëse.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: