Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY në Greqi publikoi sot 2199 raste të reja të virusit të ri në vend, 25 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 107470. Ndërkohë që 596 pacientë po trajtohen në intubim, 597 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Njëherësh në 24 orët e fundit ka pasur edhe 111 vdekje të regjistruara duke shkuar kështu numri në 2517 vdekje gjithsej në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: