Marrëveshja e arritur mes Athinës dhe Tiranës për të varrosur 8 mijë ushtarët e fundit të vrarë në beteja kundër italianëve në vitin 1940 dhe që janë ende të shpërndarë në gropa të improvizuara, shkruan portali italian ‘Il Picolo’.

Janë mes të humburve të fundit të Lufëts së Dytë Botërore, të rënët e një ushtrie që në 1940-1941 luftoi me kurajo kundër pushtimit nga forcat italiane. Të rënët, më shumë se 70 vite më vonë, shpejt do të nderohen me një varrim të denjë, dhe në emër të tyre ndërkohë është mundësuar një afrim i sinqertë, edhe pse i helmuar nga ndonjë grindje e vogël, mes dy kryeqyteteve historikisht konfliktuale, Tiranës dhe Athinës.

Të rënët janë rreth 6-8 mijë ushtarë grekë, që u zhdukën në betejat kundër ushtrisë italiane midis 1940 dhe 1941 në malet në jug të Shqipërisë gjatë pushtimit të urdhëruar nga Musolini, që rezultoi pothuajse menjëherë në një disfatë.

Të braktisur dhe të varrosur në gropa të improvizuara pas vdekjes, mbeten edhe sot akoma të zhdukur në fushat dhe malet e pjesës jugore të Shqipërisë. Athina shpreson që vetëm për pak kohë tashmë. Ministria e Jashtme greke e drejtuar nga Nikos Kotzias në fakt ka njoftuar përmes një deklarate fillimin e gërmimeve në territorin shqiptar për të gjetur trupat e të rënëve të ‘fundit ta pavarrosur të Luftës së Dytë Botërore’.

Gërmime që kanë dhënë rezultatet e para menjëherë, në fillim dy trupa, pastaj katër të tjerë të gjetur në fshatin shqiptar të Dragotit. Puna vazhdon dhe nuk do jetë afat-shkurtër. Janë rreth 14 mijë të rënë grekë në frontin shqiptar deri në fund të prillit të 1941, muajin e kapitullimit. ku rreth 7,800 trupa mbetet për t’u gjetur, të cilët do varrosen më pas në varrezat e reja në territorin shqiptar.

Historiani grek Agathoklis Panagoulias, prej vitesh në vijën e parë të betejës për të varrosur me nderime të rënët ka shkruar me emocion në një postim në Facebook që më në fund po afron koha “për t’u dhënë një varr dinjitoz heronjve të 1940”.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb