Greqia është mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin duke shkaktuar mbi 5 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Gazetarja Ira Londo në një intervistë në News24 tha se shumë qytetarë janë bërë bashkë për mbledhur ndihma, duke shtuar se mes tyre ka edhe shqiptarë në zona të ndryshme, të cilët kanë kërkuar kontakte për dërguar ndihmat e ofruara.

“Janë bërë thirrje për të mbledhur ndihma në zyrat e Mitropolisë. Ka disa zona banojnë shumë familje shqiptare dhe kam informacion se janë bërë bashkë për të ofruar kontributin e tyre. Një grup drejtuar nga dy shqiptarë kanë kërkuar informacion se si mund të ndihmojë”, tha më tej gazetarja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: