GREQI

Greqia ka ndaluar deri më 1 shkurt tubimet me mbi 100 persona. Ky vendim është marrë së fundmi, teksa enigmë mbetet se pse ka ardhur ky kufizim ndërkohë që Greqia po shkon drejt lirimit të masave.

Gjithsesi autoritetet janë justifikuar se kjo masë vjen për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Gjobat për personat juridikë që i organizojnë këto tubime do jetë 5 mijë euro, për personat fizikë 3 mijë euro dhe për pjesëmarrësit 300 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb