GREQI
Një rritje e befashishme e numrit të të prekurve nga koronavirusi është shënuar në Greqi. Deri paraditen e 5 marsit numri i të infektuarve ishte 10, por një grup turistësh që kishin shkuar në Izrael dhe Egjipt u kthyen të prekur nga ky virus.

Lajmi u konfirmua nga vetë zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë Tsidoras që theksoi se vetëm dy nga raste e paraqitura janë me pneumoni kurse të tjerat me simptoma të buta.

Po ashtu ai paralajmëron se priten të tjera raste me koronavirus në ditët e ardhshme në Greqi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb