GREQI- Furtuna “Ksenofon”  ka shkaktuar dëme të shumta në mjaft zona të vendit. Nga mbrëmja e sotme pritet të arrijë në Greqi cikloni “Zorbas” që sipas shërbimit meteorologjik italian është transformuar në Tifon përsa i përket karakteristikave.

“Zorbas” do prekë Kretën, Jonin Jugor, Peloponezin dhe Atikën. Akoma meteorologët nuk janë në gjendje të përcaktojë saktë itinerarin apo fuqinë e tifonit, ndërkohë që pritet dhe takimi i “Zorbas” me “Ksenofon” me pasoja akoma të paparashikueshme, raporton gazetarja e “BalkanWeb”, Ira Londo.

Greqia është në situatë emergjente, mekanizmi shtetëror ka marrë masat duke mbyllur shkollat në shumë zona te vendit, paralajmërime për qarkullimin rrugor si dhe ndalimin e qarkullimit të anijeve dhe atij të transportit ajror.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb