GREQIA

Greqia pasi ka shënuar 15 viktima dhe 624 të infektuar ka marrë përsipër një ‘’lock- down’’ kombëtar me masa të reja.

 

Siç komunikoi kryeministri grek Mitsotakis dalja nga shtëpia do të jetë vetëm me arsye dhe ajo do të jetë me shkrim. Po ashtu qytetarët duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti apo pasaportë.

Për më tej janë disa kategori për të cilat do të lejohen si vatjtja në punë dhe ecje të shkurtra për në supermarket, furrë buke apo sporte individuale si dhe ecje me kafshët.

 

Mitsotakis e falenderoi mazhorancën e njerëzve që e mbështetën në këto masa teksa theksoi se nuk do të lejonte që një pakicë e papërgjegjshme që të kërcënonte sigurinë e shumë të tjerëve.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb