GREQI

Sot është dita e fundit e ”Lock- Down” për grekët pasi nga nesër do të lëvizin lirisht duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.

Rënia e karantinës në Greqi vlen për gjithë vendin teksa do të hapen dyqanet e vogla, kishat, libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, produktet atletike, parukeritë, qendrat estetike, produktet okulare.

Javët e fundit shteti helen ka pasur rënie të madhe të numrit të viktimave apo të të infektuarve krahasim me marsin ku u shënua dhe piku.

Greqia numëron 2 mijë e 600 të infektuar nga të cilët 50% jaanë shëruar plotësisht kurse 144 e humbën betejën me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb