Greqia nuk gjen qetësi. Pas zjarreve që përfshinë territorin, tashmë vendi është përfshirë moti i keq.
Një person ka humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Vendi fqinj është goditur nga fenomeni “Daniel”. Probleme të rënda janë shkaktuar në prefekturën e Magnezisë , duke prekur edhe zonën e Makrinicës së Pelionit. Shirat e rrëmbyeshëm të kthyer në lumenj kanë bllokuar rrugët dhe po ashtu edhe parking qendror në Makrinicë është bllokuar nga shirat.
Κεντρικό πάρκινγκ Μακρινίτσας #βολος pic.twitter.com/UG2bpcsb4p
— ? (@amhelakos) September 5, 2023
Sakaq rrëshqitjet e gurëve kanë dëmtuar rëndë edhe makinat e parkuara. Në të njëjtën kohë, ashpërsia e motit të keq ka shkatërruar dy rrugët në fshatin Ano Lechonia në Pelionin perëndimor. Imazhet të kujtojnë skenat e apokalipsit. Banorët e zonave të goditura nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.
BREAKING: Cars are now being washed into the sea in Agios Ioannis, Pelion. Flooding disaster ongoing in Thessaly, Greece. pic.twitter.com/uRr80Da0sB
— Nahel Belgherze (@WxNB_) September 5, 2023