Greqia nuk gjen prehje. Një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë në orën 19:38 pak kilometra nga Larisa, në Elassona, sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të Shqipërisë deri në kryeqytet. Në Korçë e Pogradec raportohet se njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar.

Termeti Greqi
Termeti Greqi

Paraprakisht thuhet se tërmeti është me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter me thellësi fokale në 11.3 km.
Paraditen e djeshme një tjetër tërmet tronditi Greqinë me magnitudë 6.3 Rihter. Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike. Nga lëkundjet pati vetëm dëme materiale.

Përtej Thesalisë, tërmeti që zgjati për një kohë relativisht të gjatë – u ndje në Katerini, Selanik, Edessa, Thesprotia, Patras dhe Atikë, sipas dëshmive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: