GREQI

Greqia prej orësh nuk gjen qetësi teksa rajonet e Larissës dhe Thesalisë janë goditur nga disa tërmete, më i fundit ai i djeshmi me epiqendër në Elassona, 5.9 i shkallës Rihter.

Qindra banorë të kësaj zone janë detyruar të kalojnë natën jashtë, në çadra, teksa sipas mediave greke janë dëmtuar 30 shtëpi vetëm në Elassona.

Plot 24 lëkundje kanë ndodhur pas mesnate në epiqendrën e tërmetit të djeshëm, dhe kjo ka vendosur në gatishmëri autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb