GREQI

Kryeministri Micotakis ka kërkuar nga deputetët depozitimin e gjysmës së rrogës për dy muajt prill, maj në një llogari të posaçme për përballimin e krizës së koronavirus. Po kështu gjysma e rrogës së presidents Katerini Sakelaropulu depozitohet në këtë llogari, siç ka deklaruar vetë presidentja greke

5 miliardë shtohet buxheti shtetëror për përballimin e krizës, pas 1,8 miliardë të shpallura në mes të marsit. Pritet dhe publikimi i vendimit për gjithsej 6.8 miliardë euro për përballimin e krizës, që përfshin muajt mars-prill. Kjo është paketa e katërt brenda 1 muaji.

ku përfshihen 1.7 milionë ose 81% e të punësurve në sektorin privat nga 1 prill 800 euro, 800.000 ose 76% e bizneseve deri nesër në platformë dhe 700.000 ose 75% , 3 në 4 domethënë të punësuar në aktivitete private, me biznes privat me një pronar e pak punonjës të cilët përfshihen tani. Kërkesat për kompensimin 800 euro kjo kategori fillon në 6 prill bëjnë kërkesën
Dhurata e pashkëve gjysëm rrogë me fond nga shteti periudha e krizës, duhet të jepet patjetër deri në verë. Deri në 10 prill parashikohet kompensim ekstra për 108.000 të punësuarit në frontin ballor, në spitale e klinika dhe mbrojtjen sociale.
Fond paradhënie në formë kredie me garanci e interest të ulët, 1 miliardë euro për bizneset që janë mbyllur ose funksionojnë me xhiro të ulët, kanë 1 deri në 500 të punësuar, nuk kanë pushuar punëtorë nga puna,.

Aplikimi elektronik nga bizneset do të kryhet 2-10 prill dhe kreditë do të merren direkt nga buxheti i shtetit, pa ndërmjetës me afat kohor shlyrje 5 vjet, viti I parë do të konsiderohet periudhë e faljes .

Ndërsa detyrimet kreditore të biznesit për periudhën mars-qershor mbulohen me tjetër fond nga qeveria. Shumat do të miratohen nga kontabiliteti public dhe raportimi financiar I shtetit dhe përgjigjet do të jepen në muajin maj

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb