Greqia po i paraprin një vale të katërt të COVID-19 e cila pikun sipas shkencëtarëve vendas do e ketë në datat 10-12 gusht.

Sipas parashikimeve, në këto ditë rastet do të shkojnë deri në 3 mijë e 400 të infektuar në ditë teksa një shpërthim i COVID-19 duket tek moshat e reja.

Pikërisht, nga 30 korriku fillon vaksinimin e fëmijëve të moshave 12-14 vjeç. Nga 15 korriku pritet të fillojë për moshat 15-17 vjeç.

Nga ana tjetër deri në daljen nga kjo valë e katërt Greqia mund të ketë masa kufizuese lokale ose të pjesshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19, pavarësisht se vaksinimi në shtetin fqinj vijon me ritme të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb