Dy tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar në Greqi.
Tërmeti i parë është regjistruar me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter dhe me një thellësi 10 kilometra. Ndërsa epiqendra ishte 32 kilometra në juglindje të Miamos, Heraklion.
Tërmeti i dytë që u regjistrua ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësi ishte 10 kilometra. Epiqendra u regjistruar 16 kilometra në jugperëndim të Kullës së Heraklionit, shkruajnë mediat helene.