Ministrja për familjen e greqisë u shpreh se, Greqia po shqyrton frenimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç me një “portofol për fëmijë”.

Ministrja Sofia Zacharaki foli të mërkurën në SKAI TV, ku u shpreh se masa është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale, ndërsa tërhoqi vëmendjen për shqetësimet për varësinë digjitale dhe izolimin e shkaktuar nga mediat sociale.

Kjo  do t’u mundësojë prindërve të bllokojnë website specifike duke përdorur fjalë kyçe dhe të monitorojnë trafikun në internet të fëmijëve të tyre.

Ndalimi i plotë i mediave sociale është jorealist tha ajo, por rritja e mbikëqyrjes është thelbësore pasi fëmijët shpesh tërhiqen në botët virtuale, të cilat i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të mëdha, duke përfshirë depresionin dhe shkëputjen nga realiteti.

Ministrja tha ndër të tjera se, prindërit shprehin shqetësime serioze, por ngurrojnë të kufizojnë socializimin e fëmijëve të tyre përmes teknologjisë. Ndërsa ekziston një vijë e hollë midis garantimit të sigurisë dhe lejimit të lirisë. Teknologjia mund të jetë edhe kërcënim edhe mjet për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi, u shpreh Zacharaki .

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb