ATHINË- Protestuesit grekë janë mbledhur jashtë parlamentit në Greqi, përpara se të fillojnë votimet kundër masave shtrënguese, në këmbim të ndihmave financiare ndërkombëtare.

Kjo protestë vjen pas grevës treditore, e cila kishte filluar të premten për të kundërshtuar rregullat e reja për tatime dhe pensione. Greqia ka arritur të zhbllokojë këstin në vlerë prej 5 miliardë euro, pas negociatave me kreditorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: