GREQI

Greqia sërish ka vijuar me shifra të larta të COVID-19. 101 viktima dhe 2 mijë e 135 raste të reja kanë rezultuar brenda 24 orëve të fundit.

Në Ballkan Greqia raporton shifrat më të larta nga COVID-19, teksa problem kryesor në shtetin fqinj po shihet gjendja e spitaleve. Deri më sot janë 562 pacientë vetëm të intubuar dhe qindra të tjerë që kurohen nëpër spitale nga COVID-19.

Po ashtu duket se Greqia me shtyrjen e afatit të ”Lock-Down” festat e fundvitit do i kalojë nën masa kufizuese.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb