GREQI

Greqia vijon me një ulje konstante të shifrave të COVID-19 teksa në 24 orët e fundit shënon 1 viktimë dhe 22 raste të reja.

Kjo do të thotë se shifrat e përgjithshme shënojnë 102 viktima dhe 2 mijë e 192 të infektuar nga koronavirusi.

Profesori Sotiris Tsiodoras tha se duhet vigjilencë maksimale për 2 javët e ardhshme në mënyrë që nga 27 maji të fillojë hapja.

Nga ana tjetër Sekretari për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardhalias ka siguruar se nuk do të ketë qarkullim në fundjavë për Pashkët Ortodokse dhe ka apelur që besimtarët qengjat t’i pjekin në shtëpi dhe gjithashtu të festojnë vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb