GREQI

Greqia ka regjistruar 287 raste të reja me COVID-19, një përmirësim në krahasim me dje që u shënua rekordi i ri gjatë pandemisë.

Bie në sy se shumica e rasteve ishin në Attica, rajonin që përmbledh kryeqytetin e Athinës dhe tashmë sërish zona më e rëndësishme e Greqisë është shpallur zonë e kuqe prej COVID-19.

158 raste ishin vetëm në Attica pasuar nga Selaniku me 19 ndërsa 15 në portat hyrëse të Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb