GREQI

Greqia ka regjistruar sërish një bilanc të rënduar nga COVID-19 me 3 mijë e 227 raste dhe 59 viktima së fundmi.

Duket se tashmë Selaniku i ka marrë stafetës Athinës me Attikën pasi në 24 orët e fundit ka regjistruar më shumë raste.

774 raste u zbuluan në Selanik kundrejt 646 në Attikë. Ndërkohë në zonat e tjera të Greqisë rreth 100 raste ose më pak.

Pavarësisht se Greqia ndodhet në ”Lock-Down” kombëtar dhe masa kufizuese të shtrënguara, sërish shifrat janë shumë më të larta në krahasim me rajonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb