GREQI

Greqia ka regjistruar 41 raste të reja me COVID-19,m nga të cilat vetëm 13 janë raste të brendshme. Rastet më të shumta mbeten ato të importuarat, 15 të cilat ishin të importuara dhe u zbuluan me vullnetin e tyre për të kryer testimin.

11 raste të tjera u zbuluan nga kontrollet në pikat kufitare.

Ndërkohë edhe sa i përket rasteve të brendshme, 9 prej tyre ishin në njësinë rajonale kryesore të Greqisë, Atikë.

Lajmi i mirë është se nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19 në Greqi në 24 orët e fundit teksa të vetmit që rrezikohen janë 9 pacientët e intubuar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb