Presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu ka zhvilluar sot një mbledhje të shkurtër vetëm 30 minuta me krerët e partive politike greke që janë zgjedhur për parlamentin e ardhshëm. Takimi me Kyriakos Mitsotakis i Demokracisë së Re, Aleksis Cipras i SYRIZA, Nikos Andrulakis kreu i PASOK, Dhimitris Kutsumbas Partia Komuniste Greke dhe Kyriakos Velopulos Zgjidhja Greke është zhvilluar në kuadrin e nenit 37 të Kushtetutës Greke, për vijimin e procedurës në rast mosformimi qeverie nga asnjë parti apo koalicion. Pas mbylljes së takimit krerët e partive greke janë larguar pa asnjë deklaratë për median.

Procedura pas këtyre zhvillimeve parashikon betimin e deputetëve të parlamentit të përkohshëm të dielën dhe shpërbërje të parlamentit të vjetër ditën e hënë. Në 25 qershor do të zhvillohet raundi i dytë zgjedhor me ligjin elektoral që parashikon mandate bonus për partinë që fiton përqindjen më të lartë të votave.

Nëse Demokracia e Re ka të njëjtin rezultat, atëherë me numërimin e ri fiton 30 deputetë bonus, nga 146 në 176. Kështu, Greqia do të ketë qeveri të pavarur, me urdhër mandati 4-vjeçar të qartë.

Ndërkaq pritet që sot Ioannis Sarmas të marrë mandatin për krijimin e një qeverie të përkohshme që do të çojë vendin në raundin e dytë të zgjedhjeve. Për plot 36 vjet, Ioannis Sarmas shërbeu si gjyqësor, si në Këshillin e Shtetit ashtu edhe në Gjykatën e Audituesve.

Ioannis Sarmas nga viti 2019 e në vazhdim është kryetar i Gjykatës së Lartë Fiskale dhe sipas Kushtetutës është një nga tre kryetarët e Gjykatave të Lartë që mund të emërohet ushtrues detyre i kryeministrit në përputhje me kushtetutën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb