Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi sot për tërmetin që goditi Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Twitter, qeveria greke shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë shqiptare.

”Ne shprehim solidaritetin tonë me qeverinë shqiptare dhe me njerëzit e prekur nga tërmeti”, thuhet në një postim në Twitter.

Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë goditi sot në orën 16:14 Shqipërinë duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb