ATHINË-Qeveria greke në kërkim urgjent të një marrëveshjeje me kreditorët për të siguruar një këst nga kredia jetësore dëshiron që ta përfshijë këtë çështje në axhendën e një samiti evropian të parashikuar në Riga javën e ardhshme, theksoi sot zyrtari i qeverisë.

“Ky do të jetë një rast… Aleksis Cipras do të kërkojë që çështjet që po diskutohen me Greqinë të jenë në axhendën e këtij samiti”, theksoi zëdhënësi, Gabriel Sakellaridis në një konferencë shtypi.

Drejtuesit evropianë do të mblidhen javën e ardhshme në Riga për një samit të Partneritetit Lindor kushtuar marrëdhënieve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Kaukazit të Jugut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: