GREQI

Greqia vijon të shtyjë masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur deri më 25 tetor.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë greke, mbeten në fuqi të njëjtat masa, test negativ ëovid-19 jo më të vjetër se 72 orë, formulari PFL dhe kuotat e limituara në Kapshticë e Kakavijë.

Ndërkohë hyrja nga Shqipëria në Greqi lejohet vetëm mes Kapshticës e Kakavijës, por vetëm ata që janë rezidentë në Greqi, emigrantët me leje qëndrimi apo punëtorët sezonalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb