Greqia ka treguar solidaritetin e saj ndaj Turqisë, pasi tërmetet vdekjeprurëse shkaktuan vdekjen e 1498 personave dhe plagosjen e 8,533 të tjerëve.

Edhe pse Turqia dhe Greqia kanë pasur tensione përherë e në rritje me njëra-tjetrën, Athina tregoi solidaritetin duke dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi.

Mediat turke shkruajnë se Greqia ka dërguar si ndihmë një aeroplan transporti ushtarak i tipit C-130 që mban 21 zjarrfikës me ekspertizë në punën e kërkim-shpëtimit, dy qen special, materiale ndihme mjekësore dhe humanitare. Po ashtu, ekipi do të shoqërohet nga disa mjekë.

Kujtojmë që deri tani janë raportuar të paktën 1,498 humbje jete, ndërsa janë plagosur 8,533 persona pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit AFAD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: