Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë të jenë në rritje, me deklaratat e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, kundër Athinës.

Këtë herë Erdogan akuzoi Greqinë se po strehon terroristë në një kamp në Lavrio.

“Terroristët mbrohen pothuajse në çdo vend të Europës, veçanërisht në kampin grek në Lavrio”, ka deklaruar Erdogan.

Ai po ashtu theksoi se terroristët janë një kërcënim për paqen dhe sigurinë e vendeve perëndimore që mbrojnë terroristët,.

Duke vijuar me  Greqinë,  ai tha se “ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që e motivojnë”, ndërsa tha se “armët që po grumbullohen në  Trakinë perëndimore  dhe në ishuj nuk kanë vlerë për ne. Forca jonë është shumë përtej tyre. 

Në të njëjtën kohë ai theksoi se  ‘përkrahja nga Amerika nuk do t’ju shpëtojë’.

Por pas këtyre reagimeve ka reaguar Departamenti i Shtetit dhe Komisioni Europian i bëri thirrje Turqisë të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në lidhje me fqinjët, duke respektuar ligjin ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: