Të gjithë shqiptarët që kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës i nënshtrohen tamponit për Covid 19 në tokë neutrale, para se të shkelin tokën greke.

Mirëpo një situatë e tillë ka krijuar radhë të gjata në territorin tonë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e vonesës së pasagjerëve që duhet t’i nënshtrohen tamponimit, janë krijuar radhë deri në 4 kilometra në tokën tonë.

Shqiptarë me dokumente greke, por edhe shtetas grekë apo shtetas të tjerë të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për pushime kanë me vete dhe fëmijë, por detyrohen të presin në radhë

Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim nga pala shqiptare lidhur me këtë situatë, që duket se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, sa kohë që Greqia ka vendosur rregulla strikte në të gjitha pikat kufitare, pas shtimit të rasteve me Covid brenda shtetit të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb