Greqia është një nga ato shtete, që pjesën më të madhe të të ardhurave e siguron nga turizmi.

Në ishujt e saj, çdo vit, vijnë miliona turistë nga e gjithë bota. Vitin që lamë pas, Greqia kaloi një sezon turistik jo shumë të zakontë, ndikuar kjo dhe nga prezenca e COVID-19.

Por kriza e përjetuar vjet, pritet të rikuperohet në këtë sezon të ri. Shumica e vendeve të Evropës kanë nisur vaksinimin masiv të popullatës dhe me një certifikatë vaksinimi mund të vizitosh bukuritë përrallore të Greqisë.

BBC i ka kushtuar një kronikë Greqisë këtë prag sezoni, ku tregon dhe ofertën që shteti helen i ka ofruar turistëve.

Në ishuj, autoritetet shëndetësore po angazhohen që të vaksinojnë banorët dhe punonjësit e hotelerive, për të treguar kështu, që vendet janë tepër të sigurta nga virusi.

Ndërsa ky hap është parë me sy shumë të mirë nga turistët, të cilët në masë janë parë në Greqi këtë fillimi vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb