GREQI

Një tërmet me madhësi 5.2 tronditi zonën e detit në perëndim të Tilos të martën në mbrëmje, sipas Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 16 kilometra në perëndim të Tilos dhe thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tërmeti preku ishujt Kos dhe Nisyros. Gjithashtu, dy dridhje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Righter u regjistruan në të njëjtën zonë.

Një tronditje sizmike me madhësi 3.6 Righter u regjistrua në ishullin Kos 6 minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Delvinë të vendit tonë.

Gjithashtu dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, raporton Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC). Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme materiale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb