GREQI

Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore e natës shkon në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku hiqet fare.

Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime.

Muzika do të lejohet në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. Do të lejohen më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.

Sa për studentët, do të rinisin ushtrimet praktike, laboratorike dhe klinike të të gjithë semestrave. Gjithashtu kufiri për shërbimet e hotelerisë do të rritet nga 100 në 300 klientë, nga 1 korriku.
Për dyqanet e telefonisë mobile mund të ketë njëkohësisht edhe 4 klientë në ambient të brendshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb