GREQI

Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta nga COVID-19. 1 mijë e 121 të infektuar u regjistruan këtë të martë ndërsa 29 pacientë humbën jetën.

Nga ana tjetër shqetësuese është situata në spitale, ku 309 pacientë janë të intubuar.

Greqia vijon të jetë në Lock-Down pikërisht për shkak të shifrave të larta dhe ezaurimit të shtretërve spitalorë, ndërsa në prill pritet të ketë një zhbllokim me afrimin e sezonit turistik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb